Bersant Celina do të largohet nga Manchester City.
Ylli kosovar do të huazohet përsëri nga klubi anglez por kësaj radhe do të qëndrojë në ishull.
Skuadra e re e Celinas do të jetë Ipswich Town, që garon në ligën e dytë të Anglisë. Madje, ylli i Kosovës e ka konfirmuar kalimin te kjo skuadër duke publikuar lajmin e Sky Sports në Facebook-un e tij personal.
Celina në sezonin që shkoi ishte i huazuar në Twente, duke u paraqitur në 27 ndeshje në të cilat ka shënuar 5 gola dhe 5 asistime.
Ai po ashtu ka shënuar edhe një gol për përfaqësuesën e Kosovës në gjashtë paraqitje.