Në Ditën Kombëtare të 72 vjetorit të formimit të Republikës Italiane, kryeministri i sapo zgjedhur Giuseppe Conte ka bërë daljen e tij të parë publike në krah të Presidentit Sergio Mattarella.
"2 qershori është festa e ne të gjithëve, urime të gjithëve" janë fjalët e tij të para gazetarëve si kreu i ekzekutivit italian.
Por në këtë ditë nuk kanë munguar dhe reagimet politike ndaj qeverisë së sapo formuar 5 Yjet-Lidhja.
Në një mesazh drejtuar popullit italian, lideri i koaliconit të qëndrës së djathë dhe i Partisë Forza Italia, Silvio Berlusconi, ka akuzuar qeverinë e re "si një formulë politike e pashembullt dhe kontradiktore, e pa zgjedhur nga vota e italianëve dhe me një program e vlera qe shpalosin flamurin e populizmit."
Sipas ish-kryeminstrit Berlusconi, Forza Italia do të votojë kundër votëbesimit ndaj qeverisë Conte, do të jetë në opozitë të fortë dhe do të kundërshtojë çdo akt të saj që vë në rrezik të ardhurat publike, punën, kursimet e italianëve dhe rolin ndërkombëtar të Italisë
Në këtë moment në të cilën ndodhet vendi, Silvio Berlsuconi i bën thirrje italianëve të zgjedhin qeverinë e re ose Forza Italia e koalicionin e qëndrës së djathtë.
"Forza Italia, tha ai është pro Bashkimit Europian, i cili pas dy luftrave botërore, për 70 vite ka garantuar paqen në Europë, lëvizjen e lirë të sipërmarrjes, kapitalit dhe lëvizjen e lirë të njerëzve.Por, ne kemi vetëdijen se Europa duhet të ndryshojë, duke u nisur nga baza" tha Berlusconi.