Së fundmi, aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka hapur arkivat e fotove të fëmijërisë.
Ai është kthyer shumë pas në kohë dhe ka publikuar në Instagramin e tij një foto ku shfaqet me prindërit. Në foton bardh e zi, Besi duket një vogëlush tejet i ëmbël. Por siç e ka zakon, aktori edhe në këtë foto ka zgjedhur përshkrim epik.
"Babi, mami edhe unë llapushi...qysh atëherë kam pas pa shtremt", shkruan Kallaku.
Kujtojmë që Besi u bë baba për herë të parë në korrik të vitit që lamë pas. Xhensila solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë, Ajka.