Gjithmonë i qeshur, anjëherë i nxehur ose i revoltuar, por kësaj radhe Bas Kallaku si kurrë më parë shfaq anën e tij të errët.
Një profil i ri i shfaqur me emrin e Besit Kallaku në Facebook, mes shumë të tjerëve, duket se nuk është thjeshtë një emër fansi që ka lindur nga preferenca për aktorin e humorit. Pothuaj çdo postim të Besit të vërtetë, mund ta gjesh edhe në Besin tjetër.
“Kjo faqe FB e hapur në emrin tim, përveç se nuk ka asnjë lidhje me mua, do mbajë edhe përgjegjësi për çdo gjë të publikuar sikur në emrin tim. Ju lutem miqve t’i bëjnë report. Flm. Ju rujt Zoti”, – shkruan Besi në profilin e tij zyrtar.