Ai është aktor humori, por në raste si ky mund të ndodhë që humori të kthehet në diçka serioze.
Këtë të enjte, Bes Kallaku shfaqet duke bërë rolin e kamarierit. Por sigurisht që me praninë e Besit asgjë nuk mund të kalojë qetësisht. Këtë herë ai ka gjetur momentin e ‘përshtatshëm’ për të trembur të gjithë personat e pranishëm, përfshirë edhe moderatorin ardit Gjebrea. Por ai që u tremb më shumë ishte operatori i cili ka nxituar të heqë menjëherë kufjet nga veshët.