Pas largimit nga "Portokalli", Bes Kallaku dhe Erion Isai kanë qenë dy nga aktorët më të komentuar mbi faktin se ku do i shihnim dhe ata i surprizuan të gjithë me lajmin se do ishin prezantues të "Kënga Magjike".
Por kimia e tyre në skenë, ka bërë që aktorët të mendojnë edhe për një emision të tyrin, kështu deklaroi Erion Isai pak kohë më parë ku u shpreh se ai dhe Besi e kanë të gatshëm emisionin, por nuk kanë zgjedhur ende televizionin.
Pak momente para nominimeve Besi dhe Erioni nisën të falenderonin presidentin e Tv Klan-it, Aleksandër Frangaj, presidentin e Republikës Ilir Meta dhe gjithashtu kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, të cilët ndodheshin në sallë.
Ndërkohë, pas kësaj ishte Arditi i cili i propozoi live Frangajt që Erioni dhe Besi të bëheshin zyrtarisht pjesë e TV Klan-it.
“Po sikur djemtë t’i kishim në Klan? Unë e hodha një fjalë,”- u shpreh Gjebrea