Luana Vjollca është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar dhe jo më kot ka fituar zemrat e shumë fansave. Prej disa javësh Luana ka nisur emisionin e saj më të ri “Shiko kush luan”, emision në të cilin ka ftuar shumë emra të njohur të shoëbiz-it shqiptar dhe jo vetëm. Një nga rubrikat më interesante është ajo në të cilën të ftuarit zgjedhin t’ju përgjigjen pyetjeve të vështira ose të hanë një nga ushqimet aspak të shijshme në tavolinë. Së bashku me Bes Kallakun dhe Dritan Shakohoxhën, mbrëmjen e sotme këtë lojë e luajti edhe Luana.
Gjatë lojës, Besi e pyet Luanën se sa ia kanë bërë rrogën tani që është bërë autore dhe ajo u përgjigj: “5 por nuk e tregoj sa zero ka prapa”. E duke qenë se kjo nuk përbënte përgjigje të saktë, Luana u detyrua të hante një nga ushqimet.