INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bes Kallaku e thotë TROÇ: Ja PSE nuk postojmë asnjë foto të Ajkës! [FOTO]

Bes Kallaku e thotë TROÇ: Ja PSE nuk postojmë asnjë foto të Ajkës! [FOTO]

Publikuar më: 16:25 20-04-2019

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë një ndër çiftet e preferuar të publikut shqiptar. Ata vetëm pak muaj më parë janë bërë prindër të një vajze të cilën kanë vendosur ta quajnë Ajka. Por të dy kanë zgjedhur që vogëlushen e tyre mos ta nxjerrin asnjëherë me fytyrë për ndjekësit në rrjetet sociale. E i ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” nga Fatma dhe Aulona, Besi ka treguar edhe arsyen e këtij vendimi.

“Nuk e kemi mbajtur larg për çështje syri. Unë nuk mund ta bëj të famshëm fëmijën tim, sepse është fëmija i Besit dhe i Xhensilës. Për ne është marrëdhënie familjare brenda shtëpisë tonë.

Fëmija im ka kohë të rritet dhe të vendosë vetë për veten e tij. Ndonjëherë i bëjmë ndonjë foto të bukur dhe themi “ahh sikur ta hidhnim këtë në Instagram, sa bukur ka dalë “. Por Ajka ka kohë të rritet, ka nevojë të marri nga natyra të gjithë pjesën që i takon. “- përfundoi Besi.

sdf.png

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045