INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bes Kallaku i ka një nuse borxh këtij politikani shqiptar! Ja si u bë shkak i njohjes së Xhensilës me aktorin e humorit [FOTO]

Bes Kallaku i ka një nuse borxh këtij politikani shqiptar! Ja si u bë shkak i njohjes së Xhensilës me aktorin e humorit [FOTO]

Publikuar më: 21:56 11-11-2018

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të njohura, të komentuara dhe sigurisht më të dashura të showbizz-it.

Prej vitesh tashmë lidhja e tyre qëndron mjaft e fortë edhe pse në qendër të vëmendjes mediatike.

Por ka dhe detaje që nuk I dimë rreth lidhjes së tyre edhe pse shpesh na krijohet ideja sikur dimë gjthçka.

Sot në emisionin BE caffe, vetë aktori I humorit Bes Kallaku ka zbuluar shkakun e njohjes me Xhensilën dhe ka qenë pikërisht falë politikanit Nard Ndoka arsyeja e kësaj lidhjeje.

Aktori tregoi sesi politikani bëri të mundur njohjen e tij me Xhensilën.

“Sebepi që sot unë jam i martuar dhe kam familjen time është Nard Ndoka. Ai më nxori nga shtëpia atë ditë kur takova Xhensilën për herë të parë. Më mori në telefon dhe më tha: ‘Kam një rrugë për në Vlorë, do vish?’. Unë i thash ‘po’ dhe kur zbrita te Zogu i Zi, takova Xhensilën”, tregoi Besi.

Duke e vazhduar me humor bisedën, Bes Kallaku i bëri një premtim politikanit nëse do të martohet sërish.

“Të kam një nuse borxh. Kur të martohesh për herë të dytë, nusen do ta gjej unë”, u shpreh aktori.

bes.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887