Një reper dhe një aktor humori, ç’të kenë për t’i thënë njëri-tjetrit?
Ata të dy janë miq dhe shpesh shkëmbejnë edhe batuta në distancë me njëri-tjetrin. Këtë herë tema e batutave të Bes Kallakut ka qenë kënga e fundit e Noizyt “Midis Tirone”. Ai ka korrigjuar disa vargje të këngës duke ia përshtatur rolit të tij “Skifterit” në Portokalli. “Midis Milanos ca bone mo nona, zemra më thotë veç kasaforta. E ke këndu gabim”, përfundon Besi. Nuk është çudi sikur në vazhdim këto batuta të kthehen në një bashkëpunim mes tyre, madje të suksesshëm.