Nuk duhet ta harrojmë nga kemi ardhur! Dhe pikërisht këtë na e vërteton më së shumti aktori Bes Kallaku. “Katunari gangsta” është bërë djalë i mirë tashmë, dhe ka filluar të punojë tokën me lopatë në fshatin e tij. Nuk ka veshur çizmet që mbante në fillimet e tij si aktor në “Portokalli”, por ai përveshi mëngët teksa ishte veshur me atlete dhe xhinse. Epo kot nuk thonë që në vendin tënd edhe balta të duket si mjalta. Të paktën këtë na lë të kuptojmë me përshkrimin e videos Besi, i cili shkroi: "Po që mkishte marrë malli qamet, u knaqa..."