Tashmë e dimë që ai është një djalë pa komplekse.
Bes Kallaku shpesh poston në rrjetet e tij sociale video me përmbajtje humoristike me aktor atë vetë. Në shtëpi, në metro, në restorant dhe këtë herë sapo e bëri diçka të tillë në mes të Romës. Aktori i gjendur në qendër të qytetit atje, e ka ndjerë shumë vapën aq sa nuk e ka suportuar dot ndaj edhe ka futur kokën poshtë çesmës duke u freskuar dhe duke e shoqëruar madje me pasthirrma nga i ftohti që i përshkonte trupin. Edhe pse i shoqëruar gjatë gjithë kohës nga shikimet e njerëzve aty, Besi nuk është ndjerë aspak në siklet edhe pse e ka quajtur veten “Budalla me diplomë’. /intv.al/