26-vjetori i forumit rinor FRESSH të Partisë Socialiste këtë vit është zhvilluar krejt ndryshe.
Ndryshe nga sa mund të ishim duke pritur që në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” të shfaqet kryetari i PS Edi Rama apo ndonjë politikan i kastës drejtuese të partisë këtë herë në skenë ka dal aktori i njohur i humorit Erjon Isai, i cili sipas gjasave me këtë dalje ka konfirmuar publikisht suportin dhe lidhjen që mund të ketë për PS-në.
Ndonëse Erjonin edhe në fushatë zgjedhore e kemi parë të angazhuar, kjo nuk përjashkton faktin që ndoshta aktori të ketë ndonjë plan për t’ju bashkuar politikës.
Ndërkohë që miku i tij i ngushtë, partneri në skenë, Bes Kallaku nga ana tjetër është një mbështetës i LSI-së.
Edhe pse mbështetës të partive kundërshtare kjo mesa duket nuk i pengon aspak aktorët që të ketë marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre.