Pas dasmës madhështore me të cilën u dashuruam të gjithë, Xhensila dhe Besi janë “arratisur” drejt ishujve Maldives ku po kalojnë një muaj mjalti përrallor. Mesa duket, fotografja është Xhensila ndërkohë që Besi është ai që krijon skena gazmore, siç jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë.
Dhe video që këngëtarja ka kapur sot është me të vërtetë epike. Jeta në fshat ka benefitet e saj dhe duhet ta pranojmë që e ka ndihmuar shumë aktorin e njohur. Ai është ngjitur në pemë si “Mogli” për të kapur fruta ekzotike të freskëta për bashkëshorten e tij. Nëse mendoni se nuk ia doli, gaboheni, pasi Xhensila na tregoi frutat që kapi Besi dhe shkroi: “Kshu është kur rritesh në Bubq”.