Ai e fitoi popullaritetin si Gjini i “Portokallisë” dhe fama vazhdoi ta ndjekë me emrin e tij të vërtetë Bes Kallaku.
Aktori i humorit i ka surprizuar të gjithë me hapin e radhës. Ai ka postuar një video në Instagram ku njofton se prej 2 muajsh interpreton rolin e Skifterit në një nga shoë-t më të njohur në Itali “Zelig”.
“Kur u nisa nga Fushe Kruja, kisha vetëm një ëndërr me vete, sot lavdi Zotit, përveç Portokallise, u bene gati 4 muaj qe kur fitova audicionin për ne Laboratorio Zelig ne Itali, ku përgatiten aktoret e rinj. Ne spektaklin me te bukur dhe profesional te humorit ne Itali. Prej nga kanë dale te gjithë aktoret e humorit me ne zë. Ka rreth 2 muaj qe un jap shfaqe ne Laboratorio Zelig, me personazhin e Skifterit (si ne shpi t’vet). I gjithi staf dhe publik Italian. Duhet dëshire dhe pune per ti arritur objektivat. Tani kthehemi për sezonin e ri te Portokalli-se. “Ëndrra vazhdon”. Zoti ju rujt. Harrova, falënderoj edhe Nard Ndoken”- ka shkruar Bes Kallaku.
Ndërkohë do të kthehet në Shqipëri për të nisur sezonin e ri të Portokallisë.