Është bërë e zakontë tashmë që Bes Kallaku ta nisë ditën me lule, dhe nëse nuk do të ndodhte kështu, do shqetësoheshim.
Ai nuk e ka aspak problem të tregojë origjinën e tij, madje sa herë që i jepet mundësia e tregon atë, por së fundmi pjesë e “shakasë” së tij është bërë edhe nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ata të dy kanë pozuar pranjë një peme me lule dhe mimika e tyre është epike.
“Mirmëngjes. Kur bashkohen dy katunarë, dihet se ku do dalin në fotografi” – ka shkruar ai përbri fotos ndërkohë që të gjithë ndjekësit kanë komentuar duke qeshur pafund me këtë pozë të të dyve.
Të njejtën foto ka shpërndarë edhe Monika në profilin e saj, por pa fjalën “katunarë”.