Një muaj pas lindjes, Bes Kallaku ka menduar ta surprizojë bashkëshorten Xhensila Myrtezaj me një super dhuratë.
Aktori i njohur dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë që e pagëzuan me emrin Ajka.
Emri i veçantë në gjuhën shqipe u përzgjodh me kujdes nga dy prindërit, si gjëja më e mirë që kanë bërë në jetë, pra “ajka e jetës”.
Ndaj dhe Bes Kallaku ka menduar ta surprizojë Xhensilën me një varëse floriri që mban emrin e vogëlushes së tyre.
Kjo dhuratë perfekte për çdo nënë me siguri e ka bërë Xhesin të lumtur. Epo nuk ka surprizë më të bukur apo jo.