Besi dhe Xhensila aktualisht ndodhen në Milano.
Pas Santorinit, çifti po shijon edhe disa ditë të tjera pushimi atje. Dhe pikërisht në vendin e preferuar të ‘skifterave’, aktori i humorit iu ka punuar edhe një rreng turisteve. Ato i kanë kërkuar aktorit t’iu bëjë foto, por ai në vend që të shkrepte aparatin, ka vrapuar me aparat në dorë. Kjo ka shkaktuar shumë të qeshura tek vajzat dhe tek vetë Xhensila.