Prej kohësh po përflitet për një shtatzëni të dytë të këngëtares Xhensila Myrtezaj. Edhe pse e kemi parë në super formë, lajmet marën dhenë, siç morën edhe për rikthimin e Bes Kallakut në spektaklin e humorit, “Portokalli”.
Aktori i njohur ishte këtë të enjte i ftuar në “Abc News”, ku reagoi për herë të parë rreth lajmeve të rikthimit në “Portokalli”, siç edhe hodhi poshtë lajmet mbi një shtatzëni të dytë të Xhensilës, duke u shprehur:
“Gjithmonë flitet, një herë dy muaj thuhet se Xhensila është shtatzënë. Duan të na shohin prindër për herë të dytë. Edhe lajmi për “Portokallinë” nuk është i vërtetë, janë llafe”.
Kujtojmë se Besi është prezantues i spektaklit “Kosherja”, së bashku me Jona Spahiun.