Olsi Bylyku është një nga aktorët e ri të humorit i cili për disa sezone ishte pjesë e spektaklit “Portokalli”, për tu bashkuar me pas me Bes Kallakun dhe Erion Isain në programin e ri pjesë e “Të dielës Shqiptare”, në “B.E Caffe.
Por kë do më shumë ai mes Besit dhe Erionit? “Ua, ç’më bërë”, ishte reagimi i tij në një intervistë për emisionin Talk Talk.
“Për Zotin të dy. Sigurisht që unë me Besin, e kemi pasur lidhjen shumë më të ngushtë që nga fillimi, por marrëdhënia e punës u krijua dhe ne jemi të tre aty. Ne e kemi bërë këtë punë pa interesa, por duke e parë sesa duhemi ne të tre. Nuk mund t’i ndaj, i dua shumë të dy”,-është shprehur Olsi.
Gjithsesi, ai e la të nënkuptuar se me Besin ka një lidhje më të ngushtë.