Aktori i “Portokallisë” Bes kallaku duket se po përjeton ditët më të suksesshme edhe me projektin e ri.
Ai aktualisht ndodhet në Bullgari ku edhe po përfundon xhirimet e filmit në të cilin është pjesëmarrës. Por ka diçka që po e shqetëson së fundmi aktorin. Një nga anët negative të të qënurit person publik është edhe dyfishimi i identitetit të tyre nëpër rrjetet sociale. Diçka e tillë i ka ndodhur edhe Besit dhe e ka ngritur si shqetësim para ndjekësve të cilëve iu ka kërkuar t’i bëjnë report një profili fallco.
“Të dashur miq, do ju lutesha t’i bënit report këtij profili fallco i cili abuzon me privatësinë e të tjerëve duke vjedhur, përdorur fotot dhe jetën e dikujt tjetër. Flm , ju rujt Zoti”, shkruan ai.