A keni patur ndonjëherë kuriozitet se si do të dukeshit, po t'i përkisnit gjinisë së kundërt?
Ndoshta ju nuk ju ka ndodhur, ndërsa Bes Kallaku e ka menduar diçka të tillë dhe i është futur punës për të parë rezultatet.
Me një postim në Insta, Besi ka treguar versionin e tij femëror duke ngjarë shumë me këngëtaren Marsela Çibukaj.
“Si femër ngjaj me Marsela Çibukaj kurse si tull ngjaj si Sidrit Bejleri”, shkruan Besi në postimin e tij në Insta.
Provojeni dhe ju! Nuk i dihet se me kë mund të ngjani...