Ato të dyja janë mikesha prej kohësh dhe kjo miqësi vazhdon të jetë e njëjtë edhe sot.
Besa Kokëdhima kishte ditëlindjen mbrëmjen e kaluar dhe Elvana mendoi ta surprizonte më një buqetë me lule. Madje dy këngëtaret duket se kanë qenë edhe në shoqërinë e njëra-tjetrës në këtë video teksa Besa mban në duar buqetën me lule dhe Elvana e filmon. Një miqësi që duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë mes vajzave, po ndonjë bashkëpunim do kemi vallë?
Ndërkohë Besa vazhdon të marrë dhurata të cilat i poston në Instagramin e saj duke falenderuar miqtë për gjestin e bukur. Edhe 100 Besa!