Besa Kokëdhima shquhet si për zërin e saj potent po ashtu dhe për stilin mjaft modern.
Së shpejti ajo do të sjellë këngë krishtlindjesh në gjuhën shqipe, për festat e fundvitit.
Besa, e ka modifikuar këngën më të famshme të Krishtlindjeve, “Santa Claus is coming to town”, dhe e ka kënduar në gjuhën shqipe.
këngëtarja ka përgatitur një seri videoklipesh me këngë ritmike, që i dedikohen dashurisë dhe lumturisë.
Plot ngrohtësi dhe ngjyra të bukura, Besa shfaqet tejet simpatike në këtë projekt, që pritet të lançohet për fundvit.