INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Besa publikon trailerin e videoklipit të ri “Kameleon”

Besa publikon trailerin e videoklipit të ri “Kameleon”

Publikuar më: 18:49 19-01-2016

Bëhuni gati pasi kënga e re e artistes së talentuar do të vijë shumë shpejt.

Është vetë Besa ajo që e ka bërë të ditur këtë fakt ndërkohë që ka publikuar trailerin e videoklipit, në bashkëpunim me këngëtaren e re Ansy. Video zgjat vetëm pak sekonda, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se kënga e radhës do të jetë ritmike dhe plot energji, cilësi këto që karakterizojnë këngëtaren bukuroshe. Muzika është realizuar nga Kledi Bahiti, ndërsa teksti i këngës është shkruar nga Alex, të cilëve duket se Besa është e vendosur që t’u qëndrojë besnike. I xhiruar nën logon e Pro..Video, videoklipi duket se do të vijë plot ngjyra, për ta zbukurar këtë dimër.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662