I ftuar në emisionin Kolaudim, Besard Kadia, ka folur për problematikat në ekonominë shqiptare.
Drejtori i Institutit Evropian Pashko, ka folur për problematikat në ekonominë e vendit tonë në përgjithësi. Gjithashtu ajo që ra në sy ishte problematika që Besard Kadia trajtoi në Kolaudim.
“Pasi vjen ne pushtet bëhesh realist, në fillim nuk e kuptuan ose kishin plane të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët të bënin një “rilindje” fantastike. Njëherësh morën shumë atribute për shtetin, pra kryeministri u bë gjithmonë e më i fuqishëm i rëndësishëm. Politikat ekonomikë gjithmonë e më shumë i merrnin biznesit, i merrnin ekonomisë drejt krahut të shtetit, pra kërraba vinte në favor të shtetit. Kjo është gjë e mirë nëse ti ke plane të mira dhe dëshiron të investosh ... por nëqoftëse shkon për qendra vendesh dhe ja merr biznesit që kishte në plan të bënte një ndërtesë më të re, një kuzhinë më të re, një fabrikë të re etj! Çfarë mund të presësh”,ka thënë Besart Kadia në Kolaudim.
Gjithashtu zoti Kadia ka bërë dy parashikime, ai flet për reforma të mëdha dhe të zhurmshme që priten të ndodhin në muajt në vazhdim, “T’ju bëj një parashikim nga janari e deri në qershor do jetë një reforme e madhe, një zhurmë shumë e madhe. Më pas një 6 mujor tjetër një reformë tjetër dhe është cikël 6 mujor. Kështu ka funksionuar 4-vjeçarin e parë cikli 6 mujor për reformat e mëdha, kështu do funksionojë sërish sepse është ajo që thash pak më parë mungesa e ideologjisë, mungesa e një dëshire se për çfarë po e marr këtë pushtet, çfarë dua të bëj më këtë shoqëri. Pastaj fillon e bëhesh kautik fillon e merr forma të ndryshme”, është shprehur Drejtori i Institutit Evropian Pashko.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme :