INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Beshiktashi” bëhet me një super-stadium: “Vodafone Arena” një mrekulli arkitekturore

Publikuar më: 10:59 12-04-2016

Tre vite pritje që prej prishjes së stadiumit të vjetër e ndërtimit të të riut kanë mbërritur në fundin e tyre. Nga “İnönü Stadium” te “Vodafone Arena”!

Një prej tre skuadrave më të mëdha, më të suksesshme e më të njohura turke, Beshiktashi, do të ketë tashmë një stadium të ri.

Stadiumi i ri gjendet në qendër të qytetit, pak metra larg Dollmabahçesë së famshme, me një pamje fantastike të Bosforit. 350 milionë lira turke, apo 100 milionë dollarë, u harxhuan për ndërtimin e Vodafone Arenës.

Kapaciteti mbajtës është për 43.000 spektatorë, e stadiumi siguron gjithçka të teknologjisës së lartë, përfshirë një numër të madh ekranesh e sinjal interneti.

Në të ka gjithashtu restorante, një muze ku përshkruhet historia e Beshiktashit, duke mos harruar dhe vende faljeje për tifozët.

Stadiumi i ri i Beshiktashit i shtohet në Stamboll stadiumit të ri të Gallatasarajit, të ndërtuar pak vite më parë. Përpos kësaj, një numër i madh stadiumesh po ndërtohen në tërë vendin, ku spikasin të inauguruarit më herët, i Bursës dhe i Konjës.

Article Logic
Execution time: 0.003608226776123