Javën e kaluar çifti shumë i dashur nga publiku, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë për herë të parë prindër. Xhensila solli në jetë një vajzë të cilën ata e pagëzuan me emrin e veçantë Ajka.
Ajka, vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj erdhi në jetë si fryt i dashurisë së aktorit të humorit dhe këngëtares së njohur të cilët janë munduar ta mbajnë atë larg rrjeteve sociale pavarësisht dedikimeve përkatëse që i bënë në Instagram ku nuk mund të mos e shprehnin lumturinë e madhe që ndjenë.
Çifti i njohur janë siguruar që çdo gjë të jetë e kuruar deri në detaje dhe pasi u bekuan me vogëlushen Ajka ata kanë zbukuruar shtëpinë e tyre me tullumbuca e dekorime të tjera të cilat duken me të vërtetë të mrekullueshme.