Edhe pse janë treguar shumë të kujdesshëm për të mos zbuluar asnjë detaj për datën e martesës së tyre, javët e fundit u mësua se të paktën 1 shtatori ishte caktuar për njërën prej ceremonive të dasmës. Siç e kishin bërë publike, Xhesi dhe Xhensila do të organizojnë dy ceremoni – njërën për familjarët dhe të afërmit dhe tjetrën për miqtë dhe personazhet e njohur VIP.
‘Tabloid.al’ ka mësuar se dasma e shumëpërfolur e çiftit do të mbahet sot. Kjo ceremoni do të jetë për familjarët dhe të afërmit ndërsa ceremonia tjetër, ajo që do të organizohet më 1 shtator, do të jetë për personazhet e njohur dhe miqtë e këngëtares dhe aktorit të humorit.
Besi dhe Xhensila nuk kanë preferuar të japin detaje, por është mësuar që në ceremoni do të jenë më shumë se 200 të ftuar.