INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Besi feston ditëlindjen, Xhensila i bën urimin emocionues: Kraharori i paqes…[FOTO]

Besi feston ditëlindjen, Xhensila i bën urimin emocionues: Kraharori i paqes…[FOTO]

Publikuar më: 14:34 20-11-2020

Bes Kallaku feston sot ditëlindjen. Ai bën 35 vjeç dhe urimi që bashkëshortja e tij, Xhensila, i ka bërë, është një dedikim i dashurisë së vërtetë. Këngëtarja më e dashur për publikun ka ndarë në rrjete sociale disa nga kujtimet më të bukura që ka ndër vite me bashkëshortin e saj dhe i ka dedikuar fjalët më romantike. Në të gjithë fotot që ajo ka publikuar ata shihen të dashuruar njësoj si ditën e parë me njëri-tjetrin.

“Momentet më të lumtura në jetë i kam kaluar me ty dhe prej teje! Sot ti feston 35-vjetorin, por shpirti yt vazhdon të jetë 3.5 vjeç. Ti që nuk lodhesh kurrë, ti që gjithmonë bën më shumë dhe për veten mendon në fund. Sytë më me dritë që kam parë. Kraharori i paqes, aty ku mbështetem pa frikë. Do të më mungoje edhe nëse nuk do të takoja kurrë”, shkruan Xhensila përkrah fotove me Besin.

Xhensila dhe Besi prej 3 vitesh kanë kurorëzuar dashurinë në martesë duke u shndërruar në një prej çifteve më të dashura të skenës. Ndërkohë ata janë bekuar edhe me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Ajka.

Screenshot_1.png

Article Logic
Execution time: 0.0035629272460938