Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku përveç se dy miq shumë të mirë janë edhe dy nga aktorët më të mirë komedianë dhe e kanë shumë të vështirë të jenë seriozë në rrjetet sociale ku nuk ia kursejnë ndonjë batutë njëri-tjetrit. Në një nga postimet e fundit të Besit, Ermali e ngacmoi duke i thënë:
“Sa i miir. Vdektë Olti Curri për ty”.
Kaq ka mjaftuar që Besi t’i nxjerrë të gjitha të palarat në shesh duke ia kthyer: “ Kështu vazhdo, je i paarritshëm. Akoma nuk e kam gjet zarfin tënd nga dasma”.
Por nuk ka vonuar reagimi i Ermalit i cili ka zbuluar shumën e parave që ka hedhur në dasmën e Besit.
Në një intervistë për emisionin ‘Mirage’ Ermali u pyet se çfarë dhurate i kishte bërë Besit dhe Xhensilës, teksa ai nxori nga xhepi shumën e lekëve që do t’i hidhte, mes të cilave një prerje 500 euro.