INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Besian Pesha: Shqiptarët mashtrohen vazhdimisht, ja si qëndron e vërteta e naftës së përzjerë [VIDEO]

Besian Pesha: Shqiptarët mashtrohen vazhdimisht, ja si qëndron e vërteta e naftës së përzjerë [VIDEO]

Publikuar më: 19:47 26-01-2018

I ftuar në emisionin “Kolaudim” në In Tv, Besian Pesha aktivisti i nismës Thurje, ka folur gjerësisht për problemet e kompanisë “ARMO”, si dhe për naftën e importit e cila përzjehet me një lloj nafte të një cilësie shumë të dobët dhe më pas u shitet shqiptarëve si naftë cilësore.

Sipas zotit Pesha, niveli i taksave në përgjithësi për litër naftë sot, me çmimin që kemi, shkon diku te 105 lekë të reja  dhe 70 lekëshi qw ngelet është çmimi i naftës plus kosto, plus fitim. Kjo gjithmonë, është struktura e çmimit të naftës, kur ajo vjen nga importit, pra duke llogaritur kostot e blerjes, transportit etj, shkon diku tek 170 lekë të reja për litër.

Por ajo që ndodh më naftën e importit është e tmerrshme sipas aktivistit të nsimës Thurje, nafta e importit përzihet më një naftë që shërben si përzjerës “Solari”, e cila e ka koston e prodhimit të ulët, prandaj është naftë e cilësisë së dobët. Për rrjedhoje kostoja e saj mund të shkojë 20-30 lekë të reja për litër.

“Tani ky produkt që kushton 25 lek të reja shkon edhe përzjehet   me produktin që vjen nga importi.  Themi që për çdo dy bote nga importi ke një bot me naftë solar”, ka thënë Besian Pesha. 

E thënë ndryshe shqiptarët paguajnë mbi 170 lekë të reja për litër, për një naftë të një cilësie të dobët e cila dëmton jo vetëm xhepat e shqiptarëve, por shkatërron ambientin për shkak të ndotjes dhe makinat tona.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117