Më shumë paqe e dashuri në botë. Kështu uruan të gjithë besimtarët e krishterë në këtë ditë të shënuar për ta. Të gjithë besimtarët e krishterë kremtuan momentin me të rëndësishëm të kalendarit kristian, Krishtlindjen në katedralen e Shën Palit në Kryeqytet.
Besimtarët qëndruan për orë të tëra në pritje të meshës së shenjtë, e cila u mbajt nga Imzot Xhorxh Frendo në orën 12 të natës.
Krishtlindja si një tryezë e madhe feste dhe harmonie bëri bashkë në këtë ditë qytetarë të besimeve të ndryshme të cilët përcollën urimet e para të Krishtlindjes. Mesha u mbyll në orët e para të mëngjesit, ndërsa besimtarët u janë drejtuar njëri-tjetrit me urimet për më shumë paqe e dashuri në botë.
Krishtlindja ka si simbolikë pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe familjen e bashkuar.