E kanë nisur kështu ditën sot të gjithë besimtaret muslimanë të cilët festojnë Fiter Bajramin, festë e cila përkon me mbarimin e muajit të shenjt të agjërimit.
Pas një muaji sakrifice dhe adhurimesh me qindra besimtarë muslimanë të moshave të ndryshme, janë mbledhur në orët e para të ditës së sotme për të falur namazin e Bajramit në sheshin Skënderbej të sapo përfunduar.
Pas faljes se Bajramit, muslimanet vijojnë me urime tek njëri-tjetri dhe me pas shtrojne drekën karakteristike të festës.