Fiter Bajrami vjen pas muajit të madhërishëm, të sakrificës, atij të Ramazanit.
Falja e Bajramit është bërë sot në 06:09 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë por edhe në të gjithë Shqipërinë. Në këtë bajram, besimtarët myslimanë luten, për më shumë dashuri mes njëri-tjetri, për më shumë begati si dhe që t’i pranohen sakrificat e muajit të Ramazanit. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Ali Zaimi u shpreh e dita e sotme është një ditë e shënuar për të gjithë myslimanët. Dita e Fiter Bajramit sipas Zaimit është një ditë falenderimi ndaj zotit që mundën ta arrinin të agjironin.
Zaimi ka folur edhe për Xhaminë e Namazgjasë, e cila sipas nënkryetarit të KMSH po ecën me ritme të shpejta dhe pas 2 bajramesh shpresohet të jetë gati.