INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Besmir Limani: Tifozi me shqiponjë në fytyrë sërisht sot në stadium [VIDEO]

Publikuar më: 15:21 15-06-2016

Fotografia e fytyrës së tij të pikturuar me flamurin shqiptar bëri xhiron e botës pas ndeshjes Francë – Shqipëri, por Besmir Limani nuk ndalet. Tifozi i kombëtares shqiptare me shqiponjën e pikturuar në fytyrë, do të jetë sërisht në mbështetje të kuq e zinjëve në takimin e dytë përballë Francës. Në një video të publikuar, Besmir Limani thotë se beson se kombëtarja shqiptare do të dalë triumfuese përballë “gjelave” të Francës.
Besmir Limani:
“Besoj shumë tek çunat e kombëtares që do të fitojnë. Besoj se Sadiku do të jetë golshënuesi përballë Francës.  
Besmiri thotë përgaditja për të parë nga afër ndeshjen e kombëtares zgjat për orë të tëra, por sigurisht që ka nevojë për ndihmën e motrës së tij për ta realizuar shqiponjën në fyyrë.
Besmir Limani:
“Për me ba një vizatim të tillë dhe mos të bëj asnjë gabim, zgjat 4 deri në 5 orë. Ngjyrat i kam normale dhe mban rreth 48 orë. Por problem është larja dhe jo ngjyrosja, pasi më duhet të bëj dush 3 ose 4 herë që ta heq. Kam një motër shumë të dashur dhe ajo më ndihmon”.
Shikoni të plotë prononcimin e Besmirit:

Article Logic
Execution time: 0.0037171840667725