Largimi nga Olympiacosi ka bërë që Besnik Hasi, ish-futbollist i Kombëtares kuqezi të vihet në kërkim të një tjetër kombëtareje për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.
Mësohet se Hasi është në listën e disa prej skuadrave më të njohura në Europë por së fundmi flitet se emri i tij ka qenë pjesë e listës së emrave për të marrë drejtimin e Kombëtares Austiake.
Menaxheri i Kombëtares Austriake, Petër Shëtel ka përpiluar një listë me emrat e mundshëm si alternativë për trajnerin e ardhshëm dhe ka nisur kontaktet me teknikun kosovar.
Koha në vazhdim do të tregojë nëse bisedimet do të finalizohen me një kontratë.