INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Besnik Mustafaj komenton “qeverinë teknike”: Rama po tallet me ftesat e tij ndaj Bashës

Besnik Mustafaj komenton “qeverinë teknike”: Rama po tallet me ftesat e tij ndaj Bashës

Publikuar më: 18:13 07-04-2017

Ish-ministri i Jashtëm i PD-së, Besnik Mustafaj ka komentuar në lidhje me faktin se sa gjasa ka që të realizohet takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulizim Basha, për të arritur më pas dialogun për të hyrë në zgjedhjet e 18 qershorit. Teksa ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Mustafaj komentoi situatën politike në vend dhe deklaratat e kreut të LSI-së, të cilat siç u shpreh, të çojnë tek një ambicie serioze për të marrë postin e kreut të ekzekutivit.

“Kam dëgjuar me vëmendje deklaratat e tij të fundit, nga ato që thotë e artikulon. duket se ambicien për kryeministër e ka shumë serioze, nuk e ka sa për të shuar kureshtjen”, tha ai. E duke mos parë një rrugëdalje të qartë nga kriza, ish-ministri thotë se ka shumë gjasa që Shqipëria të shkojë drejt një skenari maqedonas.

“Basha ka thënë se qeverisë teknike i duhen 100 ditë për të realizuar qëllimet që ka, më kryesorja është shkëputja e lidhjeve me narkotrafikun, që të mos financojnë zgjedhjet. Por kjo duket disi e largët”, shtoi ish-ministri.

Ai u ndal gjerësisht tek thirrja e Ramës për dialog. Po ashtu, theksoi se kryeministri po tallet me ftesat e tij ndaj Bashës.

Article Logic
Execution time: 0.0018489360809326