Javën që lamë pas, ata pushtuan mediat, pasi u aludua se mund të jenë ndarë, dhe pse ndarjet e ribashkimet mes tyre kanë qenë të shpeshta. Ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin në rrjetet sociale dhe që prej pushimeve që kaluan bashkë në gusht, nuk ishin parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Modelja bukuroshe nuk ka kursyer thumbat gjatë kësaj kohe, duke publikuar një postim me anë të të cilit lë të kuptohet që dikush e ka dashur vetëm për interes.
“Disa njerëz do të të “duan” për aq kohë sa mund të të përdorin. Besnikëria e tyre përfundon kur përfundojnë edhe benefitet”.
Por mesa duket asgjë nuk paska qenë e vërtetë, pasi "Prive" raporton se çifti nuk është ndarë. Burime për "Prive" kanë treguar se asgjë nuk ka ndryshuar mes tyre dhe reperi e modelja vazhdojnë të jenë bashkë.