Cardi B momentalisht po bën namin në tregun muzikor botëror me hit-et e saj, të cilat dominojnë renditjet amerikane.
Çdo gjë që lidhet me të, sigurisht përbën lajm dhe aq më tepër kur në histori përfshihet edhe një stilist mjaft i njohur shqiptar.
Po flasim për Valdrin Sahitin, i cili në emisionin “Xing me Ermalin” ka shpjeguar një situatë mjaft të papritur që i ka ndodhur.
Cardi B pasi i ka bërë “follow” në Instagram, stilistit nga Kosova, duket se dhe i paska shkruar atij:
Ai ka thënë:
Kur pashë mesazhin po dyshoja. Më pas më thanë se është vetë Cardi që po më shkruante. Ishte shumë ndjenjë e mirë, shumë motivuese.”
Po ashtu ai tregoi se Cardi B i kishte kërkuar stilistit që i pëlqente shumë një fustan i tiji dhe kishte kërkuar t’ia çonte.