Raporte tronditëse janë publikuar nga “Telegraph” në lidhje me përdoruesit e kokainës në botë. Në këtë raport tepër shqetësuese është renditja e Shqipërisë, e cila kryeson në botë në lidhje me përdorimin e kokainës. Siç thotë prestigjiozja britanike, 2.5 përqind e popullsisë nga mosha 16 deri në 64 vjeç në Shqipëri konsumojnë kokainë.
Nga 20 vende të botës, Shqipëria fatkeqësisht kryeson për përdorimin e kokainës, ndërsa ka lënë pas Skocezët dhe amerikanët. E duke parë çmimin e shtrenjtë, siç duket nuk kursejmë.