Rudina Dembacaj ishte e ftuar sot në “Pardon My French” ku ka folur rreth shumë detajeve interesante nga dasma e saj. Aktorja tregoi se pse zgjodhi të vishte brezin e xhubletës apo edhe se si në altar u shoqërua nga e bija.
Në dasmën e saj dhe të Markut kishte të ftuar shumë personazhe publike. Mirëpo, vëmendje mori pjesëmarrja e ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Rinian Leka. E pyetur nga moderatorja Jonida Aliçkolli rreth tij, Rudina tregoi se ai është i njohuri i Markut.
Po ashtu, ajo zbuloi se shkak i pjesëmarrjes së tij në programin e dashurisë ishte bërë ajo.
“Riniani është i njohuri i Markut. Tek “Për’puthen” unë e çova në fakt.
Ai donte me patjetër të ishte pjesë e “Për’puthen” dhe më pyeti si të bëhej pjesë sepse nuk e dinte. I nisa një foto Olsës. Olsa tha: “Qenka interesant, ma sjell në intervistë.” Ai u thirr për një audicion dhe e kaloi me sukses duke u zgjedhur për të qenë pjesë e programit. Më tha “Si të hy te Përputhen?”, i thashë “Qesh!”, tak një foto Olsës!”- tregoi ajo duke qeshur.