INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Besojeni ose jo, por futbollisti i Interit, Ivan Perisiç, i ka paguar “FC Kamzës” 20 mijë Euro! [FOTO]

Besojeni ose jo, por futbollisti i Interit, Ivan Perisiç, i ka paguar “FC Kamzës” 20 mijë Euro! [FOTO]

Publikuar më: 13:43 18-01-2018

Po, po, është e vërtetë, shoqëria në raste të tilla duhet.

Ivan Fustar ishte një ndër futbollistët më të mirë të fazës së parë së Superligës Shqiptare dhe prej paraqitjeve të tij të mira me Kamzën, u përfol shumë në këtë merkato janari. Ai la Kamzën për tu zhvendosur drejt Katarit, duke firmosur me klubin Al Arabi.

Kamza ia kishte bërë të qarta kërkesat kroatit nëse ai do largohej. Ai do të duhet t’i paguante klubit 20 mijë euro për kartonin nëse do luante jashtë Shqipërisë dhe 70 mijë euro nëse do firmoste me një klub të Kategorisë Superiore.

Kështu që ai ka qenë i detyruar t’i shlyente detyrimin prej 20 mijë eurosh Kamzës dhe për ta shlyer atë, meësohet se ai ka kërkuar ndihmën e lojtarit të Interit, Ivan Perisiç. Ata janë miq prej një kohe të gjatë dhe Perisic i ka dhënë 20 mijë euro borxh Fustarit për të shlyer detyrimin ndaj Kamzës.

Duket qenë se Fustar përfiton një shumë prej 12 mijë eurosh në muaj me skuadrën e Al Arabi, shlyerja e borxhir ndaj mikut të tij është thjesht çështje kohe.

fustasr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262