"Ndërroni rrugë nëse shikoni një mace të zezë", "kujdes mos thyeni pasqyrën nëse nuk doni t’ju shkojë fat i keq për 7 vitet e ardhshme."
Këto e shumë të tjera janë fraza shumë të vjetra popullore (bestytni) që një pjesë e mirë I besojnë verbërisht dhe mundohen shumë ti ndjekin.
Bestytnia është një besim i paarsyeshëm gjë e cila ndikon ngjarjet e së ardhmes pa një arsye shkakore te domosdoshme. Njerëz të ndryshëm mendojnë se këto të fundit lidhen me fenë, të tjerë mendojnë se lidhen me magjinë e kushedi se me çfarë tjetër. Pra thellë-thellë është një pesimizëm I pandërgjegjshëm.
Macja e zezë që për dikë mund të jetë fat I keq, për dikë tjetër mund të jetë diçka shumë e vecantë.
Kurse fati I zi i pasqyrës, për dikë mund të jetë një shenjë se kishte ardhur koha për një arredim të ri.
Nga ana tjetër ne të inlife.al mendojmë se fati i keq vjen vetëm nëse nuk përkushtoheni 100% në atë çka bëni. Po ju?/intv.al/