INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Best of the Best"! Mazda prezanton modelin fitues me një dizajn mahnitës [FOTO]

Publikuar më: 14:16 04-05-2017

Mazda e re MX-5 RF ka fituar shpërblimin “Red Dot: Best of the Best” dhe në këtë mënyrë ka përsëritur suksesin e “motrës” së saj Mazda MX-5 të gjeneratës së katërt, e cila të njëjtin shpërblimin e ka fituar në vitin 2015.


Çmimi “Best of the Best” është i rezervuar për prodhime, të cilat përmbushin standardet më të larta të dizajnit në kategori të caktuara.
Juria ishte e përbërë nga 39 dizajnues, profesorë dhe gazetarë, të cilët zgjodhën 102 fitues në këtë kategori ndërmjet mbi 5.500 paraqitje nga 54 vende, aq sa ishin pranuar në garat e sivjetme.
Kriter janë risitë, funksionaliteti, përmbajtjet simbolike dhe emocionale, kualiteti dhe kompatibiliteti ekologjik.

Ky është shpërblimi i gjashtë Red Dot për modelet e gjeneratës së tanishme Mazda, i cili bazohet në Kodo dizajn. Pas Mazda6 në vitin 2013 dhe Mazda3 një vit më vonë, shpërblime në vitin 2015 ka fituar edhe Mazda CX-3, Mazda2 dhe MX-5.

mazda-3.jpg

mazda-2.jpg

mazda-4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0017530918121338