INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beteja e 10 vjeçares. Pas dy vitesh mundi kancerin e gjirit

Beteja e 10 vjeçares. Pas dy vitesh mundi kancerin e gjirit

Publikuar më: 17:32 06-10-2017

Kjo është 10 vjeçaria Chrissy Turner që para dy vitesh u diagnostikua me kancer të gjirit, duke u bërë kështu personi më i ri në botë që mbarte këtë sëmundje.
Sot pas dy vitesh, mjekët i kanë dhënë lajmin e mirë se sëmundja është eliminuar plotësisht nga trupi i saj.
Në moshën 8 vjeçare Chrissy iu tha prindërve të saj që në gjoksin e majtë të saj po zhvillohej një gungë, menjëherë pas kësaj prindërit të frikësuar u konsultuan me mjekët të cilët i konfirmuan se fëmija e tyre vuante nga sëmundja e rrallë e kancerit të gjirit.
Një muaj pas kësaj Chrissy iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe prej dy vitesh terapie të një pas njëshme, sot ajo konsiderohet fitimtarja me e re që ka mposhtur kancerin e gjirit.
Tashmë Chrissy Turner është gati të konsultohet me një kirurg plastik për të riformuar gjoksin e saj të majtë e të kaloj fazat e adoleshencës si çdo moshatare.

Article Logic
Execution time: 0.0036451816558838