INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beteja e Ballkanit, Kosovë-Kroaci në impiantin “Loro Boriçi” në Shkodër

Beteja e Ballkanit, Kosovë-Kroaci në impiantin “Loro Boriçi” në Shkodër

Publikuar më: 07:53 13-09-2016

Edhe pse nuk do të jetë në fushë kombëtarja kuqezi, në impiantin “Loro Boriçi” do të luaj Kosova kundër Kroacisë, një derbi ballkanas që në FFK pretendojnë ta fitojnë. Një pikë në Finlandë në debutimin e kualifikuese nuk është rezultat i keq, por 3 pikë në Shkodër do të ishin starti i një feste elektrizuese për tifozët shqiptarë.

Zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se në debutim u la një përshtypje mjaft e mirë, por këtë herë do të guxojnë më shumë.

Numri 2 i futbollit kosovar pranoi se më 6 tetor në “Loro Boriçi”, Kroacia është favorite, por pret që përfaqësuesja më e re në botë, të forcohet me të tjerë yje, mes të cilëve Besart Berisha.
 
Zyrtari i FFK-së, Ademi kërkon mbështetje sa më të madhe nga tifozët shqiptarë, sepse sipas tij, djemve që veshin fanelën e Kosovës iu duhet përkrahje në mënyrë që të motivohen sa më shumë në duelin me kroatët.

Article Logic
Execution time: 0.0032989978790283