INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Beteja e këmbëve" midis Theresa May dhe Nicola Sturgeon. Gazeta “Daily Mail” raportohet te autoriteti i mediave

Publikuar më: 17:32 28-03-2017

Tabloidi britanik  “Daily Mail  është raportuar te autoriteti rregullator për shtypin për botimin e një artikulli në  faqen e parë në të cilën ishte botuar një foto e fokusuar te këmbët e kryeministres Theresa May dhe kryeministres skoceze Nicola Sturgeons . “Harroni Brexit, e rëndësishme është beteja e këmbëve!” ishte titulli i faqes së parë të gazetës “Daily mail” i shoqëruar nga një foto e madhe e takimit zyrtar të dy politikanëve të larta. Takimi i mbajtur në lidhje me rolin e Skocisë në Brexit është trajtuar me nota ironie nga gazetarja që shkroi artikullin. Sarah Vine, quhet gazetarja e cila është gruaja e ish ministrit të drejtësisë Michael Gove. Në brendësi, artikulli vëren se Sturgeon, duke hedhur këmbë mbi këmbë, kërkon të jetë më “joshëse”, ndërkohë që vërehet se May ka një pamje më të mirë sa i përket veshjes, duke shkruar se të dyja përdorin këmbët si arma e tyre më e mirë. Amelia Womack, nënkryetarja e Partisë së Gjelbër, akuzoi në një letër, dërguar Oraganizatës së Standarteve të Shtypit të Pavarur se redaktorët e gazetës se kanë thyer kodin duke trajtuar gratë me "përbuzje". Në letër thuhet se "Ky titull dhe komentet e mëtejshme nënçmuese brenda në artikull nuk do të ishin marr në konsideratë, e lëre më të botoheshin, në qoftë se të dy politikanët në fjalë, do të kishin qenë burra. Gratë në sferën publike meritojnë të trajtohen me respekt dhe  ky titull kontribuon për një kulturë më të gjerë të seksizmit. Kjo përforcon idenë se politika nuk është një vend për gratë, potencialisht duke ndikuar në brezin e ardhshëm të udhëheqësve dhe vendimmarrësve. "-shkruan Womack.  Ajo i bëri thirje kryeredaktorit të gazetës që tu kërkojë falje dy kryeministreve dhe të gjitha grave të reja që aspirojnë për të qenë politikane, të cilat duan të bëhen të njohura për arritjet, jo për këmbët e tyre. Ndërkohë zëdhënësi zyrtar i Theresa May ka refuzuar të komentojë faqen e parë të Mail Daily i cili shkaktoi zemërim politik. Titulli i përdorur nga gazeta është konsideruar si, seksit dhe ofendues.

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209