INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beteja për pastrimin e politikës rumune nga korrupsioni zhvendoset në rrugë[VIDEO]

Beteja për pastrimin e politikës rumune nga korrupsioni zhvendoset në rrugë[VIDEO]

Publikuar më: 12:06 11-06-2018

Të shtunën në mbrëmje, mbështetësit e partisë qeverisëse të Rumanisë, të veshur të gjithë me të bardhë, u mblodhën në Bukuresht për të protestuar kundër të ashtuquajturit "shtet paralel" dhe abuzimeve të supozuara nga prokurorët kundër korrupsionit, të cilët sipas tyre kanë shenjestruar disa politikanë të lartë. Autobusët sollën demonstruesit nga mbarë vendi, dhe sipas raportimeve të medies në tubim u mblodhën gati 150,000 njerëz. Protestuesit u ankuan se rregullat e korrupsionit po përdoreshin për të shkatërruar demokracinë. Sapo masa e njerëzve u shpërnda, filloi një betejë për pasimin e vendit. Sheshi i Fitores i Bukureshtit u la i mbushur me qindra pankarta, shishe boshe dhe mbeturina ushqimore. Fotot e rrëmujës shpejt u bën virale në mediet sociale. Fotot shoqëroheshin nga tituj që shprehnin zemërimin dhe zhgënjimin:

"Rumani, kjo je ti"

rumani kjo je tiAnëtarët e lëvizjes së opozitës # rezistente anti-korrupsion, shfrytëzuan rastin për të hyrë në aksion, duke postuar video në Facebook, ku ata shfaqeshin duke ndihmuar departamentin e kanalizimeve të qytetit për të pastruar sheshin menjëherë pasi mbështetësit pro-qeveritarë u larguan.
Gjatë një viti e gjysmë, Sheshi i Fitores ku është e vendosur edhe qeveria rumune është bërë një pikë referimi për demonstratat e organizuara nga lëvizja anti-korrupsion, e cila u shfaq duke ndihmuar në pastrimin e rrëmujës së protestës. Por Bashkia e Bukureshtit, e udhëhequr nga një anëtar i Partisë Social-Demokratike (PSD) në pushtet, i cili kishte qenë i pranishëm në tubimin e bardhë, lëshoi një njoftim për shtyp duke sugjeruar se ndihma e ofruar nga anëtarët e lëvizjes opozitare ishte e panevojshme dhe se "menjëherë pasi manifestimi u mbyll personeli i kanalizimeve i punësuar nga organizatorët ndërhynë me shpejtësi për të pastruar zonën ".
Partia qeverisëse që organizoi protestën ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare, por shefi social-demokrat, Liviu Dragnea u përgjigj pyetjeve të lëvizjes #rezist duke thënë se "200 punonjës të kanalizimeve janë duke u kujdesur për zonën". Tubimi u organizua nga koalicioni qeveritar si një përgjigje ndaj disa protestave antiqeveritare të mbajtura kundër përpjekjeve të Partisë Social Demokrate për të modifikuar Kodin Penal dhe për të dekriminalizuar disa vepra të korrupsionit. Kryetari i partisë, Liviu Dragnea së bashku me politikanë të tjerë kryesorë, disa prej tyre nën hetim penal, foli në tubimin që akuzonte prokurorët për përdorimin e kompetencave të tyre për persekutim politik. Dragnea vetë është dënuar për një rast të manipulimit të votave, gjë që e ndaloi atë nga posti i kryeministrit dhe tani lideri social-demokrat pret vendimin e gjykatës në dy raste të tjera të veçanta të korrupsionit. Qeveria dëshiron të heqë kreun e hetuesve anti-korrupsion dhe muajin e kaluar fitoi një vendim gjyqësor që përmbysi përpjekjet e presidentit për të bllokuar masën. Presidenti Klaus Iohannis e përqeshi protestën e bardhë si "të çuditshme dhe qesharake", duke u shprehur se "që pas komunizmit nuk kishte ndodhur që një parti në pushtet, të organizonte një manifestim të vetëmohues si ky".

https://www.facebook.com/RezistentaLIVE/videos/469786080133616/

Burimi: Euronews

Article Logic
Execution time: 0.0028951168060303