INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beteja për të ardhmen e muzikës: Në luftë Spotify me Apple, dhe fituesi është... [FOTO]

Beteja për të ardhmen e muzikës: Në luftë Spotify me Apple, dhe fituesi është... [FOTO]

Publikuar më: 10:58 03-03-2017

Është një betejë për të ardhmen e muzikës, dhe shifrat që kanë dalë në pah deri tani janë mbresëlënëse.

Spotify jo vetëm që ka fituar, po e ka dërrmuar tërësisht rivalin e saj Apple Music. Firma suedeze e transmetimit online të muzikës ka zbuluar se deri tani ka arritur të mbledhë rreth vetes plot 50 milionë përdorues në mbarë botën, më shumë se dyfishin e Apple Music. Kjo e fundit kishte lajmëruar në dhjetor që ndjekësit e saj arritën shifrën e 20 milionëve, shumë pak po ta krahasosh me Spotify. Spotify gjithashtu besohet se po përgatiet për të prezantuar shërbimin e ri të transmetimit të muzikës online, të cilësuar “hi-fi”, me cilësi zëri dhe volumi shumë herë më të mirë se ajo që po ofron aktualisht.

spotify.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028469562530518